Ish ministri Baliq ngacmoi seksualisht një grua në Pejë, vjen reagimi i ashpër nga Albulena Haxhiu - Bota Sot
Ish ministri Baliq ngacmoi seksualisht një grua në Pejë, vjen reagimi i ashpër nga Albulena Haxhiu

Aktuale

Ish ministri Baliq ngacmoi seksualisht një grua në Pejë, vjen reagimi i ashpër nga Albulena Haxhiu

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:31
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq për ngacmim seksual të një grua në Pejë. Sipas saj, i njëjti person për vepër penale për ngacmim e sulm seksual, paska edhe nga e kaluara.

“Këto veprime nuk duhet të tolerohen por të ndëshkohen. Çfarëdo injorimi i veprimeve të tilla çnjerëzore nga ana e qeverisë e institucioneve është miratim që sulmet e dhuna seksuale të vazhdojnë të ndodhin”.

Postimi i plotë:

Në Spitalin Regjional të Pejës mbrëmë është sulmuar seksualisht një grua. Abuzuesi i cili është arrestuar qenka ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. I njëjti, vepër penale për ngacmim e sulm seksual, paska edhe nga e kaluara.

Kjo mendësi që gratë mund të sulmohen e dhunohen me kaq lehtësi, përveç e papranushme duhet të jetë e ndëshkueshme. Së pari nga shteti e pastaj edhe nga shoqëria. Institucionet shëndetësore, dhe jo vetëm, është e patolerushme të shndërrohen në vende ngacmimi e dhunimi i grave.

Këto veprime nuk duhet të tolerohen por të ndëshkohen. Çfarëdo injorimi i veprimeve të tilla çnjerëzore nga ana e qeverisë e institucioneve është miratim që sulmet e dhuna seksuale të vazhdojnë të ndodhin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat