Xhandarmëria serbe në Karaçevë, LVV kërkon interpelancë me Agim Veliun

Aktuale

Xhandarmëria serbe në Karaçevë, LVV kërkon interpelancë me Agim Veliun

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:31
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat