Mustafa: Për të ndihmuar bujqit tanë, dyfishuam buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020

Aktuale

Mustafa: Për të ndihmuar bujqit tanë, dyfishuam buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:43
Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se me vendim të Qeverisë kanë dyfishuar buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020.

Sipas tij, këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor,

Postimi i plotë:

Të nderuar bujq, sapo dyfishuam buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020, me vendim të Qeverisë! Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë de familjet tona.

Po ashtu, do të subvencionojmë normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë.Gjithsej, 26 milion euro përkrahje shtesë në 2020 për bujqit tanë, përtej 53 milion eurove të buxhetit të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat