​Dështon zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Aktuale

​Dështon zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Votimi për kryesuesin e Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, është shpallur i pavlefshëm.

Nga tre kandidatët për kryesues, asnjëri prej tyre nuk ka siguruar 46 votat e nevojshme, kështu që konkursi duhet të rishpallet.

Bastri Sallahu, Ibrahim Krasniqi dhe Merita Shaqiri-Berisha ishin kandidatët në garë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se edhe pas raundit të dytë të votimit, ky konkurs duhet të rishpallet meqë është i pasuksesshëm.

Osmani: Ky votim është i pasuksesshëm

“Në votim kanë marrë pjesë 90 deputetë, por asnjëri nga deputetët nuk i ka marrë 46 votat e nevojshme. Rrjedhimisht, ky votim është i pasuksesshëm dhe i gjithë konkursi duhet të rishpallet”, tha Osmani.

Në raundin e dytë të votimit, Bastri Sallahu mori 39 vota, ndërsa Merita Shaqiri-Berisha nga 25 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat