​Dega e OVLUÇK në Pejë reagon ndaj mos kalimit të projektligjit për vlerat e UÇK-së

Aktuale

​Dega e OVLUÇK në Pejë reagon ndaj mos kalimit të projektligjit për vlerat e UÇK-së

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka marrë votat e nevojshme në leximin e parë sot në Kuvend.

E ndaj kësaj ka reaguar Dega e OVLUÇK në Pejë, kryetari i së cilës Gazmend Syla ka thënë se ashtu sikurse kishte paralajmëruar, kjo legjislaturë nuk do ta votojë ligjin për mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

“Historia do njeh dy lloje njerëzish. Ata që qëndruan ballëhapur dhe nuk u larguan nga orientimi për Atdheun dhe mirëqenien e tij dhe ata që u turpëruan në kohët e vështira, vuajnë nga inferioriteti në kohën e tashme dhe vazhdojnë të jetojnë me turpin e tyre”, ka shkruar Syla në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat