Qeveria aprovon Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ministrja Bajrami jep detaje

Aktuale

Qeveria aprovon Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ministrja Bajrami jep detaje

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:18
Ilustrim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Bajrami thotë se ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tone.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare.

Masat:

· Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;

· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;

· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;

· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;

· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;

· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;

· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;

· Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;

· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;

· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;

· Mbështetje për sektorin e arsimit;

· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;

· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat