Të premten është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet të vendosë për dy aktakuzat e para të dorëzuar në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Zëdhënësja Angela Griep, një ditë para përfundimit të këtij afati, nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar konfirmimin e këtyre dy aktakuzave të para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Bujë e madhe ishte bërë ditën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar, njoftoi se kishte dorëzuar aktakuzat e para kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pranë Dhomave të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.
Një gjë e tillë kishte ndodhur saktësisht para gjashtë muajsh, ndërsa kryetarja e DHSK-së, Ektaerina Trëndavilova kishte caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që të merret me këto dy lëndë.
Bazuar në Rregulloren e Procedurës dhe Provës, në bazë të së cilës funksionon ana procedurale e Dhomave të Specializuar, gjykatësi i procedurës paraprake Nicola Giju, për fatin e aktakuzës së parë, duhet të vendos më së largu këtë të premte.