Flet mjeku që kontrolloi sot pas aksidentimit të birin e Thaçit

Aktuale

Flet mjeku që kontrolloi sot pas aksidentimit të birin e Thaçit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:41
Endrit Thaçi, Hashim Thaçi

Endrit Thaçi, i biri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është trajtuar sot në Qendrën Emergjente në QKUK pas një aksidenti që ka pësuar në trafik.

Mjeku Naser Syla i cili ka qenë kujdestar në mëngjes, e që e ka kontrolluar Endrit Thaçin, ka thënë për media, se pacienti është pranuar me lëndime të lehta trupore dhe menjëherë është liruar për trajtim në shtëpi.

Nga Policia e Kosovës, Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku të përfshira kanë qenë tri vetura është duke u marrë Njësiti i Trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat