Kosova me 373 viktima, është renditur si shteti me vdekjet më të mëdha ditore nga Koronavirusi në botë.
Kjo është bërë e ditur nga një postim i themeluesit dhe Drejtorit të Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol.
Ai në llogarinë e tij zyrtare në TWitter ka publikuar rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.
Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.
E të dhënat e Topol, po i përkrah edhe analisti Bleron Baraliu, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se autori i listës është jashtëzakonisht prestigjioz dhe të dhënat janë të sakta, pasi Kosova qe 7 ditë renditet e para në botë për numrin më të lartë të viktimave.
Baraliu në një postim në Facebook, ka akuzuar qeverinë “Thaçi-Hoti” se po i vret njerëzit në Kosovë, pas rrëzimit “skandaloz” të qeverisë së Albin Kurtit.
Reagimi i tij i plotë:
Kosova më së keqi në botë me Covid19!
Ky lajm është i vërtetë dhe alarmant njëkohësisht, autori (i cicërimes) është jashtëzakonisht prestigjioz dhe të dhënat janë të sakta - por interpretimi 'kosovarçe' nga portale amatere si gjithmonë lë shumë për të dëshiruar
P.s. Kosova ka numrin më të lartë të vdekjeve për banorë në 7 ditët e fundit.
P.p.s. qeveria Thaçi - Hoti me neglizhencën dhe impotencën e saj tanimë edhe drejtpërdrejtë është duke vrarë njerëz, edhe si pasojë e rrëzimit të qeverisë Kurti në rrethana skandaloze. Për këtë jam i bindur, por edhe me tepër se kaq i dëshpëruar dhe vrerosur.