Kusari-Lila: Edhe kaq vota na duhen që të thirret seanca për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Kusari-Lila: Edhe kaq vota na duhen që të thirret seanca për rrëzimin e qeverisë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:01
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deri tash i kanë mbledhur 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo ka thënë se presin edhe nga PDK si parti opozitare që ta mbështesë këtë nismë të tyre.

“Janë 31 nënshkrime nga LVV, por duhet 40 për të thirrur seancën dhe 61 për të kaluar mocioni. Në këto rrethana varet shumë nga pozicioni i partive të tjera. Mund të ketë vota nga LDK. Është PDK, që sikur po deklarojnë që janë opozitë, atëherë nuk do të ishte problem inicimi i mocionit – thirrja e seancës”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se PDK-së nuk po i kërkojnë partneritet për bashkëqeverisje.

“Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë aty jemi. Nuk është diskutim për bashkëqeverisje por për dhënien e mundësisë së sovranit se kush duhet të qeverisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat