Kusari-Lila: Nëse PDK sjellë projektligj të ngjashëm për UÇK-në, VV nuk ndryshon qëndrim

Aktuale

Kusari-Lila: Nëse PDK sjellë projektligj të ngjashëm për UÇK-në, VV nuk ndryshon qëndrim

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:09
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka folur për dështimin e Projektligjit për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se subjekti parlamentar që përfaqëson, nuk ishin pro këtij projektligji për arsye të çështjeve parimore, njofton Klan Kosova.

”Nga Vetëvendosje është bërë publik qëndrimi për mosmbështetje të projektligjit – që është për të gjitha të metat që ka ky projektligj, për mënyrën se si është sjellë”.

”Për faktin se si po synohet tash të prezantohen vlerat apo të manipulohen me atë se nuk është askush në Kosovë”, thotë ajo.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Kusari-Lila pretendon se Projektligji i propozuar nga PDK, iu bënë më shumë dëme se sa dobi vlerave të UÇK-së.

”Ekziston një dallim përmbajtësor mes asaj të thuhet se je kundër ushtrisë, se je forcë e armatosur dhe për atë që është  një projektligj që sillet në një format që është në kundërshtim me atë që ka qenë në fakt Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

”Nuk është vetëm për të vendosur një projektligj sa për të thënë”.

”Por është një projektligj që më shumë bënë dëme sesa dobi në vet vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

”Nëse është serioze PDK-ja, ka pasur shumë forma e mundësi të tjera, për vite me radhë që ta prezantojë projektligjin apo vlerat e UÇK-së në mënyrë si duhet”.

”Kjo ka të bëjë me atë se si u tentua të manipulohej me emrin e UÇK-së në periudhën e pasluftës. Unë për aq sa e kam lexu, mënyra si janë të prezantuara disa nene më tepër ngjajnë një deklarate politike sesa projektligji”.

”Të kalohet një projektligj kur ka aq shumë mangësi, më mirë është të trajtohet e punohet si duhet”.

A do të ndryshojë qëndrim Vetëvendosje lidhur me Projektligjin për vlerat e UÇK-së të propozuar nga PDK?

”Nëse është në të njëjtin format, nuk ka hapësirë që të ndryshohet qëndrimi i VV-së. Po flas për qëndrim parimor, jo për çështje të afatit kohor apo inateve politike”.

Kusari-Lila e cila njëherit është edhe kryetare e Alternativës, nuk ka komentuar shumë krahasimet që u bënë ndaj subjekteve VV e LDK ku i cilësuan si të Listës Serbe, meqë nuk e mbështetën Projektligjin për UÇK-në.

”Një diskurs i tillë nuk i sjell të mira as demokracisë në vend”.

”Nuk do të lëshohem në komente të tilla sepse është bërë kjo punë si e llastikut me Listën Serbe, kur ju duhet i marrin në koalicion, kur s’ju duhet i fyejnë i shajnë. Nuk është në kulturën parlamentare”.

”Zbritja në çfarëdo niveli të fyerjeve e sharjeve, nuk i bënë nder fare”.

”PDK për vite me radhë ka qenë bashkë me Listën Serbe – nuk është diskurs me vlerë të shtuar rënia në nivel të diskutimeve të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat