​Thaçi dekoron humanistin Turan Rusi

Aktuale

​Thaçi dekoron humanistin Turan Rusi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:37
Pamje nga takimi

Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medalje Presidenciale humanistin Turan Rusi, i cili jeton dhe vepron në ShBA.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar lart kontributin e Rusit dhe djemve të tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat