Rreth 300 testime për Covid-19 u kryen në një klinikë private, ky është çmimi - Bota Sot
Rreth 300 testime për Covid-19 u kryen në një klinikë private, ky është çmimi

Aktuale

Rreth 300 testime për Covid-19 u kryen në një klinikë private, ky është çmimi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që edhe institucionet shëndetësore private të kryejnë teste për koronavirus.

Njëra nga klinikat e licensuara është “Prolab” në Prishtinë, në të cilën janë kryer rreth 275 testime serologjike nga 10 gushti, kur i është dhënë licensa.

Kështu ka bërë të ditur pronari i kësaj klinike, Mentor Kurshumliu.

“Prej momentit që jemi licensuar, kemi kryer 275 testime serologjike. Rezultati del brenda ditës. Një test kushton 20 euro. Ka pasur të atillë që i kanë bërë dy teste. Prodhuesi i testeve është italian”, ka thënë Kurshumliu.

Ai po ashtu njoftoi se po raportojnë në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Bordi Për Licensimin e Institucioneve Private Shëndetësore i ka licencuar 29 institucione private, të cilat nga 10 gushti kanë pasur mundësi të kryejnë testime për COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat