Haradinaj: SHBA duhet të jetë ndërmjetësuese e marrëveshjes Kosovë-Serbi - Bota Sot
Haradinaj: SHBA duhet të jetë ndërmjetësuese e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Aktuale

Haradinaj: SHBA duhet të jetë ndërmjetësuese e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:53
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë ndërmjetësues të marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Duke shpërndarë një postim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për arritjen e marrëveshjes historike në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ajo ka thënë se lidershipi amerikanë është vendimtar për përparim diplomatik.

“E mirëpresim Marrëveshjen e Përbashkët në mes të Izraelit dhe Emirateve Arabe për normalizim të plotë të marrëdhënieve, e cila u ndërmjetësua nga SHBA”.

“Lideshipi amerikan është vendimtar për arritjet diplomatike që kanë synim stabilitetin dhe paqen gjithandej botës. Marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu duhet ndërmjetësuar nga lidershipi amerikan”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat