Latifi: Ky politikan ka më shumë gjasa të bëhet president, sesa Haradinaj - Bota Sot
Latifi: Ky politikan ka më shumë gjasa të bëhet president, sesa Haradinaj

Aktuale

Latifi: Ky politikan ka më shumë gjasa të bëhet president, sesa Haradinaj

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 23:19
Blerim Latifi

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, ka folur për garën e hapur tashmë për president të ardhshëm të Kosovës.

Gjatë një debati ne “Pressing”, Latifi ka komentuar shpalljen e kandidaturës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për postin e të parit të vendit.

Sipas tij, Haradinaj nuk i ka gjasat e mira për ta pasuar Hashim Thaçin si president.

Madje, ai ka vlerësuar se politikanë të tjerë, nga parti të tjera, kanë mundësi më reale.

Latifi ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është kandidat më i mirë se Haradinaj.

Ai madje ka parashikuar se Hoxhaj ka gjasa më të mëdha se Haradinaj për t’u bërë president i ri i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat