Mushkolaj: Përgjegjësia nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e këtij zyrtari - Bota Sot
Mushkolaj: Përgjegjësia nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e këtij zyrtari

Aktuale

Mushkolaj: Përgjegjësia nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e këtij zyrtari

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 00:39
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Isa Mustafa duke pranuar koalicionin me PDK po do të zgjatë jetën e qeverisjes së LDK-së.

Mushkolaj në “Debat Plus”, thotë se përvojat e deritanishme kanë treguar se deklaratat publike të zyrtarëve politikë nuk janë të besueshme në lidhje me lidhjen e koalicioneve.

“Kur vjen puna për lidhjen e koalicioneve arsyetohen me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, interesit shtetëror etj.”, tha ai.

Analisti thotë se opinioni është duke parë Isa Mustafën që nuk e ka problem koalicionin me PDK-në.

“Bëhet fjalë për një të njëjtin person që pas vitit 2014 e ka përsëritur shprehjen “kurrë më me PDK-në”. Ëshjë një qasje e papranueshme për elektoratin e LDK-së. Po flas për elektoratin e vërtet të LDK-së”.

Mushkolaj thotë se përgjegjësia nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e Isa Mustafës.

“Por po duket se qëllimi i Isa Mustafës me ftesën që po ja bën PDK-së në këtë rast, nuk është PDK-ja por sigurimi i numrave për qeverinë e LDK-së mos të harrojmë se ai koalicionin e ka për momentin me 61 apo 60 deputetë pasi zoti Arifi mund të shkojë në vuajtje të dënimit”, deklaroi Mushkolaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat