“Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet” - Bota Sot
“Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet”

Aktuale

“Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet”

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 07:49
Ilustrim

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti i ri shkollor që pritet të nisë në shtator do të jetë më i vështiri pas kohës së okupimit.

“Hapja e institucioneve arsimore duhet të bëhet me kujdes. Kemi takuar ministrin Ramë Likaj dhe ne jemi skeptik ngase i kemi thënë ministrit se kjo çështje kaq e ndjeshme e mbi një mijë institucione arsimore kërkon angazhim edhe të Kuvendit, Qeverisë…”, ka thënë Jasharaj.

“Qeveria nuk ka bërë mirë që e ka shkurtuar buxhetin për arsim sepse ky vit do të kërkojë angazhim shtesë. SBASHK nuk do të lejojë stërngarkesë të mësimdhënësve. Nëse shteti synon ta rrisë normën ne do të reagojmë”.

Sipas tij duhet pasur shumë kujdes me rastin e hapjes së shkollave. “Duhet të kemi kujdes që t’i ruajmë nxënësit tanë. Shkollat duhet të ajrosen dhe dezinfektohen. Në momentin që situata me COVID-19 përshkallëzohet ne do të marrim vendim për ndërprerje të mësimit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat