Hoti: Më 2 shtator do diskutojmë me Serbinë për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik

Aktuale

Hoti: Më 2 shtator do diskutojmë me Serbinë për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:17
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur edhe njëherë që më 2 shtator Kosova e Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka theksuar se SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.

Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat