Aktakuzat e Speciales mund të konfirmohen në fillim të shatorit

Aktuale

Aktakuzat e Speciales mund të konfirmohen në fillim të shatorit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:09
Foto Ilustrim

Gjykata Speciale, pas pesë vjetëve që është themeluar, ka filluar me ftesa të shumta për ish-pjesëtarët të UÇK-së, përfshirë edhe ish-komandantë të zonave të ndryshme.

Mandati i kësaj gjykate ndonëse me ligj është pesë vjeç, sipas njohësve të drejtësisë ai mund të zgjatet edhe nëse për këtë nuk ka më vullnet nga autoritetet kosovare.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se tani më ka një aktakuzë ndaj presidentin aktual Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Sipas tij, deri me 24 tetor të këtij viti është afati kur gjyqtari i procedurës paraprake do të marr një vendim lidhur me konfirmimin apo hedhjen e aktakuzës.

Tutje, Miftaraj tha se në fillim të shatorit pritet konfirmimi i aktakuzave ta para të Speciales.

“Me faktin që tani më kemi një aktakuzë ku janë të akuzuar një numër i madh i personave ku në bazë të prokurorisë së specializuar kemi presidentin aktual Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, ku deri me 24 tetor të këtij viti është afati kur gjyqtari i procedurës paraprake do të marr një vendim lidhur me konfirmimin apo hedhjen e aktakuzës”.

“Në këtë muaj apo në fillim të shtatorit mund të kemi konfirmimet e para të aktakuzës apo hedhjen e tyre”.

“Në këtë fazë nuk mund të ndodhë diçka e madhe. Konfirmimi i aktakuzave nënkupton që ka ndodhur në fazën tjetër ku mund të fillohet me shqyrtimin kryesor kur edhe fillon procesi gjyqësor ndaj personave të cilëve konfirmohet aktakuza”.

Ditë më parë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh krytari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se javën që vjen priten zhvillime nga kjo gjykatë që mision ka hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës nga ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat