Ja çfarë “bëri” Ramiz Lladrovci nga spitali

Aktuale

Ja çfarë “bëri” Ramiz Lladrovci nga spitali

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:40
Ramiz Lladrovci

Ndonëse, i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është i shtrirë në SHSKUK për shkak të infektimit me koronavirus, punët në komunë nuk po ndalen.

Sot, inspektorët komunal kanë rrënuar disa shtëpi në Komoran, me qëllim të lirimit të pronave publike.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, për media ka bërë të ditur se rrëznime po ndodhin për shkak që pronarët e tokave konsiderohen uzorpatorë të pronës publike.

Dobra ka thënë se në ato prona do të ndërtohet shkolla profesionale.

“Rrënimet që janë duke u bërë në Komoran, janë ndërmarrë veprime komunale pasi që me vendim të komunës ata janë shpllaur uzurpatorë të pronës publike. Të njëjtit, pas shumë kërkesave që iu ka bërë komuna për lirimin e pronave nuk i kanë liruar.

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e shkollës profesionale, inspektorët komunal sot kanë ndërrmarrë veprime të nevojshme për lirimin e asaj pjese, që komuna ka marrëveshje edhe me Ministrinë për lirimin e pronave për rezilimin e projektit të ndërtimit të shkollës profesionale”, ka thënë Dobra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat