Paralajmërimi i Halil Gecit për Ramush Haradinajn: Po ta lëshojnë mjekrën Isa e Hashimi, e meriton se s’po merreshe vesh

Aktuale

Paralajmërimi i Halil Gecit për Ramush Haradinajn: Po ta lëshojnë mjekrën Isa e Hashimi, e meriton se s’po merreshe vesh

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:42
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Aktivisti i LDK-së, Halil Geci përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn se do të ia lëshojnë mjekrën Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Geci duke komentuar kandidaturën e Haradinajn për president, thotë se, kjo është veç një taksirat i tij, sa për t’ia dërguar një letër nga Haga.

Ai shkruan se Hashim Thaçi në postin e presidentin dëshiron ta len pasardhësin e tij, dikë që ia kryen punët.

Andaj, kërkon nga Ramushi që mos të këmbëngul se do ta dërgojnë në Hagë.

Postimi i plotë:

Tentimi i AAK-së për ta bërë president vendi Ramushin, nuk është asgjë tjetër veçse një taksirat sa për t’ia dërguar një letër të vogël nga Haga, ashtu siç ta ka bërë dy herë më parë Hashimi.

Si duket kësaj here s’do i dhimbesh askujt.

Ramush Haradinaj ..... e rri se sikur të jesh i dërguar i Perëndisë nuk të lejojnë Hashimi me ec, veç nëse ti je vetë Hashimi e neve po na shet patriotizëm.

Ramush, Hashimi nuk jep dorëheqje derisa të gjej të duhurin e tij, e unë nuk besoi se ti je i duhuri i tij, Hashimi e din mirë se është me vade të dame.

Ai dëshiron për ta lënë pasardhësin e tij atë që ai mendon se ja zbaton politikat e tij pikë për pikë.

Nëse Hashimi e ka besën në ty, dhe ti i përmbahesh politikave të tij, pa dyshim do bëhesh president, në të kundërtën mos këmbëngul se je në rrezik me të dergu në Hagë para se të shkoi Hashimi.

Ti Ramush duhet ta dish se Hashimi e ka të vetmen shansë për ta lënë kopjen e tij në vendin e tij. E unë shpresoi që ti mos t’jesh kopja as pasardhësi i tij, ai e don pasardhësin e tij të përkryer ashtu siç i konvenon atij.

PDK dhe Hashimi shumë shpejt do të mirren vesh me LDK-n se kë do ta vendos për president në vendin e ti, ngase Hashimi ma të sigurta i ka votat e LDK-s se sa të PDK-s.

Ti Ramush nuk je më për dhimbje, sa here po dojn po të hypin në saj, herë në saj të Ises herë në saj të Hashimit, nuk e di kur don me u mësuar.

Ramush qeveria u rrezua për t’bërë koalicionin me Hashimin, por llogaria e Ises nga frika e rënies te elektoratit i ka trembur, dhe pastaj të kanë lënë ty si gomë rezervë deri sa të qetësohet situata.

Situata u qetësua tashmë ti sje ai i duhuri i tyre.

Taman janë pjekur kushtet me ta leshur mjekrën për të cilën e meriton se s’po marrshe vesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat