Zemaj: Synojmë të bëjmë 3 mijë testime në ditë

Aktuale

Zemaj: Synojmë të bëjmë 3 mijë testime në ditë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:07
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është duke raportuar para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Zemaj para deputetëve ka thënë se ndonëse janë licencuar laborator privat për kryerjen e testeve që vërtetojnë pranin apo jo të virusit korona, janë duke bërë çmos që të ngritin kapacitetet brenda institucioneve shëndetësore publike që tu mundësohet qytetarëve në masë sa më të madhe qasje falas për të kryer testet.

“Nëse brenda institucioneve tona shëndetësore, saktësisht gjashtë qendrave tona rajonale, si dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, ashtu edhe në Klinikën Infektive, ofrojmë laborator ku kryhen testime, atëherë do të arrijmë maksimumin e kryerjes së testimeve, duke mbuluar kështu nevojat e qytetarëve. Sipas planifikimeve që kemi synojmë 3 mijë teste në ditë të kryhen falas”, tha Zemaj para deputetëve.

Në anën tjetër drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, ka folur në lidhje me vendimin e MASHT, pas rekomandimit nga IKShPK-ja për hapjen e shkollave tha se gjithherë është parë me rezervë hapja e tyre, por se kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat