Vdes nga COVID-19 infermierja nga Peja, vjehrra e deputetit të Kosovës

Aktuale

Vdes nga COVID-19 infermierja nga Peja, vjehrra e deputetit të Kosovës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:51
Shkurte Gecaj

Gjatë ditës së sotme ka humbur betejën me koronavirus, infermierja e Repartit të Infektivës, Shkurte Gecaj.

Gecaj ka qenë e infektuar me COVID-19 dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë kësaj beteje.

Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Pejës, ku njoftohet se infermierja Gecaj për  42 vite ka dhënë kontributin e saj në këtë spital.

“Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të Infektives Znj.Shkurte Gecaj.
Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme ti shërbejë pacientëve.
Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve.
Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë”.

E ndjera është e afërme e deputetit Veton Berisha, i cili po ashtu ka shkruar për ndarjen e saj nga jeta. Përkatësisht, ajo ishte vjehrra e tij.

Berisha ka njoftuar se varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat