Zemaj akuza drejt Vitisë, thotë se nuk gjeti asnjë dokument në zyrë

Aktuale

Zemaj akuza drejt Vitisë, thotë se nuk gjeti asnjë dokument në zyrë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:03
Armend Zemaj,Armend Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka thënë se nuk i është dorëzuar asnjë dokument gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.

Para komisionit, ai tha se nuk po e gjen as dosjen e sigurimeve shëndetësore.

“Asnjë dokument legal, asnjë dokument nuk më është dorëzuar mua si ministër i shëndetësisë në pranim-dorëzimin e detyrës. As plan menaxherial, as komunikime që po i adresoni IKSHP’së, as për shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që e shihni prej datës 5 është punë e ministrit. Nuk po e gjej as dosjen e sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj lidhur me situatën me pandeminë po raporton në Komisionin për Shëndetësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat