Bekë Berisha me kritika për Ministrat e Qeverisë Hoti

Aktuale

Bekë Berisha me kritika për Ministrat e Qeverisë Hoti

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:06
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës , ka kërkuar që bujqit të ndihmohen në zonën e Dukagjinit pas dëmeve që janë bërë nga breshëri.

“Tashmë dihen dëmet e breshërit që kanë ndodh në zonën e Dukagjinit ditë më parë. Ndër të tjera, gjatë takimeve me qytetarë të asaj zone më kanë shpreh edhe brengë ndër të tjera”, tha ai.

Më tej, ai ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, ngase, siç tha ai, ka vënë kritere ku ka përjashtuar nga lista përfituesve të garantëve, aplikuesit në rast se toka është në hipotekë.

“Kjo i bie që të përjashtohen gati të gjithë bujqit, sepse pothuajse të gjithë janë në kredi dhe zhvillojnë biznesin e tyre në atë formë”, shtoi Berisha.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të sqaroi çështjen e djeshme për një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Istogut dhe Ministrisë së Infrastrukturës e cila ka lëshuar në nivel të menaxhimit komunal rrugën Istog-Mokne.

“Veç sa për kujtesë, projektet që janë trajtuar kështu në Istog, zgjasin nga 20 vite dhe nuk perfundojnë pothuajse kurrë. Sikur salla e sporteve që nuk ka përfunduar sot e 20 vite. Komunat nuk kanë kapacitete të financojnë asgjë e sidomos në këtë kohë krize me pandemi, e më së paku një projekt milionësh sikurse ky. Këtë projekt e kam e shtyer në qeveritë e kaluara: projektimin, kodifikimin dhe futjen në buxhet”, tha ndër të tjera ai.

Fjalimi i plotë:

Tashmë dihen dëmet e breshërit që kanë ndodh në zonën e Dukagjinit ditë më parë. Ndër të tjera, gjatë takimeve me qytetarë të asaj zone më kanë shpreh edhe brengë ndër të tjera.

Ministria e Bujqësisë paska vënë një kriter ku përjashton nga lista e përfituesve të granteve, aplikuesit në rast se toka është në hipotekë. Kjo i bie që të përjashtohen gati të gjithë bujqit, sepse pothuajse të gjithë janë në kredi dhe zhvillojnë biznesin e tyre në atë formë.

Kërkoj nga ministri që ky kriter të eliminohet dhe të lehtësohen procedurat sa më shumë.

Një Çështje tjetër që dua ta sqaroj është me Ministrin e Infrastrukturës z. Arban Abrashi. Dje në emër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Komunën e Istogut, e Ministria e Infrastrukturës e ka lëshuar në nivel të menaxhimit komunal rrugen Istog-Mokne.

Veç sa për kujtesë, projektet që jane trajtuar kështu në Istog, zgjasin nga 20 vite dhe nuk perfundojnë pothuajse kurrë.

Sikur salla e sporteve që nuk ka përfunduar sot e 20 vite. Komunat nuk kanë kapacitete të financojnë asgjë e sidomos në këtë kohë krize me pandemi, e më së paku një projekt milionësh sikurse ky. Këtë projekt e kam e shtyer në qeverite e kaluara: projektimin, kodifikimin dhe futjen në buxhet.

Z. Abrashi ju nuk jeni kompentent por as Komuna e Istogut, me gjujt në humnerë këtë projekt që e kam kriju unë, pa me pyt mu. Besoj që ky projekt i rëndësishem për qytetarët e Istogut, është lëshuar në nivel komunal në menyrë që të mos përfundoj kurrë, por jo nuk do të ndodh.

Të ftoj që këtë projekt ta lëshojmë në procedura të prokurimit nga ministria dhe gjithashtu ta shtojme buxhetin e nevojshëm sepse figurojnë vetëm 200.000 euro për këtë vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat