Pasuria marramendëse e ish deputetit Islam Pacolli, por cilat janë borxhet e tij?

Aktuale

Pasuria marramendëse e ish deputetit Islam Pacolli, por cilat janë borxhet e tij?

Nga: H.O. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:49
Islam Pacolli

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka deklaruar pasurinë e tij sa ishte deputet në legjislaturën e kaluar. Ai si familjarë i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar pasurinë e tij në vlerë marramendëse.

Vetëm pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën mbi 1 milionë e 349 mijë euro, duke përfshirë tri shtëpi, tokë bujqësore, e shumë lokale.

Ai ka deklaruar se posedon një veturë Toyota në vlerën 5 mijë euro, si dhuratë nga motra.

Nga posedimi i aksioneve, Pacolli ka deklaruar se posedon pasuri në vlerën 25 mijë euro.

51 mijë euro janë kursimet e tij në bankë, derisa 206 mijë euro janë borxhet për blerjen e shtëpisë.

Nërkaq të hyrat e tij vjetore nga pagat dhe të ardhurat e bizneseve kapin vlerën rreth 140 mijë euro.

Kështu pasuria e tij e kap vlerën rreth 1 milionë e 600 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat