Sot përfundojnë pushimet verore për gjyqtarët e Speciales – nga e hëna do të mund të nisin shqyrtimet gjyqësore

Aktuale

Sot përfundojnë pushimet verore për gjyqtarët e Speciales – nga e hëna do të mund të nisin shqyrtimet gjyqësore

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:11
Foto

Nga e hëna gjyqtarët e Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë do të kthehen në punë, pas pushimeve verore për gati 3 javë sa ishin të parapara për ta, të cilat zyrtarisht u përfundojnë sot, por që lidhen edhe me dy ditët tjera të pushimit të fundjavës, që janë ditë të përhershme të mos punës edhe në ketë institucion.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka sqaruar se përkundër periudhës 3 javë të pushimeve verore të gjykatës për vitin 2020, ky institucion ka qenë funksional edhe gjatë këtyre ditëve.

Ajo, specifikoi se periudha e pushimeve parasheh vetëm mos mbajtjen e seancave dëgjimore dhe disa shërbimeve tjera jothelbësore të cilat reduktohen në të tilla periudha të pushimeve.

“Gjatë të ashtuquajturit pushim gjyqësor, nuk mbahen seanca dëgjimore dhe disa shërbime jothelbësore janë reduktuar në minimum. Sidoqoftë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, deklaroi Griep të enjten.

Për periudhën e pushimit të gjykatës për vitin 2020 gjyqtarët dhe stafi tjetër ishin njoftuar qysh në nëntor të vitit të shkuar, me anë të një vendimi që është nxjerrë nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Dokumenti ka paraparë që pushimet verore për Gjykatën Speciale kanë nisur të hënën e 27 korrikut dhe përfundojnë sot, më 14 gusht 2020. Rrjedhimisht, kjo mundëson që nga e hëna Haga të jetë krejtësisht funksionale, përfshirë edhe mbajtjen e seancave dëgjimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat