Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou ka organizuar një aheng familjar për shkak të 25 vjetorit të martesës së tij.
Derisa një organizim i tillë erdhi në kohë pandemie, është kërkuar shkarkimi i tij nga kjo pozitë. Kështu ka shkruar në një postim të tij në Facebook publicisti Faton Mehmeti.
“Urgjentisht të shkarkohet Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme ka organizuar një aheng familjar për nder të 25 vjetorit të martesës se tij. Derisa qytetarët ndëshkohen, për qeverinë Hoti ligji nuk vlen”, shkruan ai.