Ja kush i pret Hotin dhe Vuçiqin në Washington

Aktuale

Ja kush i pret Hotin dhe Vuçiqin në Washington

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:47
Shtepia e Bardhe

I përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se më 2 shtator të këtij viti, do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministrin e vendit Avdullah Hotin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do t’i pret Presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një prononcim për media, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nikoqirë të këtij takimi negociatash do të jenë Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, do t’i presë në takim udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës me ambasadorin Richard Grenell me 2 shtator. Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti. SHBA-të besojnë se përparimi në çështjet ekonomike është thelbësor në avancimin e procesit të paqes”, thonë ata.

Ndryshe, për takimin e Washingtonit që do të bahet më 2 shtator, janë ftuar vetëm kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat