Kelmendi: Ndryshimi i Ligjit për Specialen do acaronte SHBA-të dhe aleatët tjerë

Aktuale

Kelmendi: Ndryshimi i Ligjit për Specialen do acaronte SHBA-të dhe aleatët tjerë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:05
Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala, ka thënë se ndryshimi i Ligjit të Gjykatës Speciale, ku OVL e UÇK-së kërkon të jetë pjesë edhe gjykimi i krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë, është problematike.

Kelmendi vlerëson se një vendim i tillë, do të acaronte rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatët strategjikë të vendit të cilët po ashtu qëndrojnë prapa themelimit të Gjykatës Speciale.

”E drejta e OVL-së për një Tribunal është legjitime. Por prapa themelimit të Gjykatës Speciale qëndrojnë aleatë të Kosovës, janë SHBA-të”.

”Jam i bindur që SHBA është një ndër aleatët kryesorë që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e shtetndërtimit”.

”Prandaj veteranët, duhet çdo veprim ta bëjnë në koordinim, jo vetëm me politikbërësit e vendit tonë por edhe me aleatët që ia duan të mirën vendit tonë”.

”Siç është rasti i SHBA-së, ngase edhe atëherë para pesë vjetëve, edhe ajo në vi para tre vjetëve  kur ishte ajo avanturar brenda natës ku tentohej të shfuqizohej ligji i Dhomave të Specializuara, edhe tani mund të acarojë raporte”.

”Kjo mund të acarojë raportet me SHBA-të dhe aleatët tjerë e cila, Kosovës një gjë e tillë nuk i duhet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat