Paçarizi, deputetëve: Votojeni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike e mos na lodhni me pallavra

Aktuale

Paçarizi, deputetëve: Votojeni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike e mos na lodhni me pallavra

Nga: A.Zh Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:49
Rrahman Paçarizi

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Rrahman Paçarizi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka kritikuar deputetët se kanë humbur pesë muaj për ta votuar Ligjin për Pandeminë, i cili u miratua sot në Kuvend, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Votojeni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike e mos na lodhni me pallavrat "jo na e kemi bë, jo ju e keni bë".

Pesë muaj i keni humbë për ta votuar sot Ligjin për Pandeminë e 5 të tjerë i keni humbë për t’i ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

Kush i kompenson ata pesë muaj ose nja dy muaj që keni me e zhagitë këtë ligj e në fund me e votu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat