Limaj: Në Washington apo Bruksel, Kosova shkon për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke

Aktuale

Limaj: Në Washington apo Bruksel, Kosova shkon për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:00
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e ShBA-ve për liderët e Kosovës dhe Serbisë për t'u takuar në shtëpinë e bardhë më dy shtator.

Limaj thotë se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kudo që dialogohet, në Washington apo Bruksel, Kosova është gati për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes dy vendeve", ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës shkruan se Kosova është e bekuar me miqësinë me ShBA-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat