Haradinaj-Stublla njofton se Malajzia do t’i dhurojë Kosovës ndihmë anti-COVID19

Aktuale

Haradinaj-Stublla njofton se Malajzia do t’i dhurojë Kosovës ndihmë anti-COVID19

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 09:18
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se Qeveria e Malajzisë do ti dhurojë Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.

Ajo ka falënderuar Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.

Njoftimi i plotë:

Pas videokonferencës që zhvillova me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein me datë 6 korrik, sot u njoftuam se Qeveria e Malajzisë kanë vendosur t’i dërgojnë Republikës së Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.

Terima Kasih!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat