Avokati Gazmend Halilaj u reagon komandantëve: Gjykata Speciale ka 6 mijë orë video incizime, 2 milionë flet dëshmi

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj u reagon komandantëve: Gjykata Speciale ka 6 mijë orë video incizime, 2 milionë flet dëshmi

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2020 Në ora: 09:32
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj u ka reaguar komandantëve të luftës, të cilët i quan edhe gjeneral lecka.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, reagon ndaj Ligjit për Mbrojtjen e Luftës së UÇK-së.

Ai thotë se me këtë ligj po tentohet që ndalojnë qytetarët që mos të flasin kundër disa individëve të UÇK-së.

Avokati thekson se, historia duhet të rishkruhet dhe të dal 100% e vërteta, dhe të u dal fytyra e vërtetë e komandantëve profiter.

Në këtë shkrim avokati thekson se Gjykata Speciale ka 6 mijë orë video incizime dhe 2 milionë fletë dëshmi kundër tyre.

Shkrimi i plotë:

MOS IU BESONI ATYRE QE THONË, HISTORIA S'DUHET TE RISHKRUHET, PËR KUNDRAZI ,HISTORIA DUHET TË RISHKRUHET DHE ATË 100% PËR TË DALË NË PAH FYTYRA E VERTETË E KOMANDANTVE PROFITER, KOT MUNDOHEN TA NDALIN.

Vëllezërit e mi. Me një farë ligji i kopjuar nga ish shtetet diktaroriale, po mundohen të ndalojnë qytetaret të flasin për disa individ, pasi qe ata individ na qenkan vlera ?.

Ndërsa, për civilet vrarè, masakruar, të burgosurit politik, etj etj, mujna me fol shlirë dhe me fye pa fund Runa Zot, sepse këta qenkan njerëz të dorë se dytë, kështu del nga përmbajtja.

Po e zamë qe përmes burgosjes, shantazhit e deri të vrasjet, po arritkan me na mbyll gojën, me ndihmën e pa kursyer të zyrtarëve policor, prokurorëve dhe gjyqtarëve qe i kam vë nën kthetra pjesën me të madhe të tyre.

Por, a do të mund të shpëton nga VETJA TYRE, nga ato mbi 6000 orë video igjizime qe tani ndodhen në duart e prokurorit special lidhur me të bëmat e tyre, a do të mund të shpëtojnë nga me shumë se 2.000.000 fletëdeshmi ku disa prej tyre janë shkruar personalisht, dhe jo rrallë herë kanë përfunduar në duart e paramilitarëve serb gjatë ofensivave 1998-1999, a do të mund të shpëtojnë, nga ata njerëz që kanë tentuar ti vrasin, por fatmirësisht qe jeta e tyre dhe drejtësia e të Madhit Zot ka bërë mrekulli dhe të njëjtit kanë shpëtuar e që kurrë s do t ia falin ,,njeri nga ta i mbijetuar nga gjeneral leckat jam unë personalisht,,.

Vëllezër të nderuar, mos iu fiksoni çdo nisme që mund të ndërmarrin profiteret, kujtoni diktatoret tjerë qe kanë pas fuqi qindra herë me të madhe se disa qe mjerisht ende ka njerëz që i duartrokasin ,”nga frika kuptohet,, te paktën diktatoret si Qaushesku, Huseini etj, dorën në zemër ata të paktën kanë qenë deri diku zotni,.

Andaj mos iu fiksojnë reklamave të tyre, folne atë qe e dini qe është e vërtet dhe e dobishme për të tjerët, mbi të gjitha dëshmorët, invalidët, të burgosurit politik, mbi (1370) fëmijë të masakruar nuk dhanë jetën e tyre që, ne të durojmë si skllevër të të pangopshmëve.

Andaj folne të vërtetën vëllezër, në mënyrë qe historia të rishkruhet ashtu siç është e në ketë histori të dalë fytyra e vërtete e atyre qe pas emblemës së UÇK- së, s lanë gjë pa zhvatur dhe denigruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat