Në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:16
Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të “angazhohen me intensitet” që në një periudhë më të afërt të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, megjithëse Bashkimi Europian momentalisht ka “fjalën kryesore” në procesin e negociatave.

Për gazetën serb Danas burime diplomatike jo zyrtare, kanë thënë se është e mundshme që të nënshkruhet marrëveshje ekonomike në takimin e radhës së ndërmjetësuar nga emisari amerikan Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator.

Sipas pretendimeve të diplomatëve, nuk është reale të pritet që në bisedimet e 2 shtatorit të jetë prezent edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump, por i dërguari i tij Grenell, që është nikoqiri i takimit “ka ambicie të mëdha t’i afrojë të dy palët të pajtohen për një hap konkret në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, siç ishte rinovimi i trafikut ajror dhe hekurudhor në relacionin Beograd-Prishtinë, e cila u arrit pajtueshmëri në fillim të vitit”.

Në këtë kontekst, spekulohet se është e mundur që në takimin në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruhet “marrëveshje në fushën e ekonomisë”.

Burimet e tyre shkruan Danas, thonë se “një pjesë e madhe” e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump “nuk do të kishte asgjë kundër” edhe nëse në tavolinë do të kthehej në “lojë” ideja e ndarjes së Kosovës në tavolinë, për dallim nga disa shtete europiane, para së gjithave Gjermanisë, që kundërshtojnë ashpër këtë ide.

Sipas këtyre burimeve gjithnjë, Danas shkruan se “Washingtoni zyrtar është më i preokupuar me Kinën sesa Ballkanin Perëndimor, që u pa edhe nga turneu aktual i Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, por nuk do të dorëzohet nga përpjekja e kontributit të bashkësisë ndërkombëtare të pajtojë Beogradin e Prishtinën”.

Bashkëbiseduesit e qarqeve diplomatike, përsërisin se do të jetë e vështirë të arrihet tek marrëveshja përfundimtare për Kosovën pa “përfshirjen direkt apo indirekt” të Amerikës në procesin e negociatave, megjithëse BE’ja është ndërmjetësi zyrtar në bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat