Dy ministrat e AAK’së udhëtojnë për SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

Aktuale

Dy ministrat e AAK’së udhëtojnë për SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:50
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Selim Selimi

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, janë nisur për në SHBA për takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Njoftimin e ka bërë Ministri i Drejtësisë, i cili ka thënë se në Amerikë po shkojnë për të rritur bashkëpunimin në fushën e drejtësisë.

“Sot, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohem me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane. Qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”, ka shkruar Selimi.

Selim Selimi pritet të shkojë përsëri në SHBA në fillim të shtatorit si pjesë e delegacionit shtetëror për takimin e radhës Kosovë-Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat