Mustafa pyet pozitën: Ku i kishit edhe 20 deputetët e tjerë?

Aktuale

Mustafa pyet pozitën: Ku i kishit edhe 20 deputetët e tjerë?

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:53
Kuvendi i Kosovës

Muhamet Mustafa ka drejtuar një pyetje për pozitën që po udhëheqë vendin.

Pasi nuk kishte kourum për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, Mustafa përmes llogarisë në Facebook tha se lufta primitive partiake dhe neglizhenca e tillë është e dëmshme vetëm për popullin.

Reagimi i tij:

S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Çka të thuhet me këtë rast? Lufta primitive partiake, popullizmi manipulativ, neglizhenca e papërgjegjesia, apo te gjitha së bashku kunder interesit publik dhe nevojes për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe nevojat sociale në kushte të rënda të përballjes me COVID 19!

Sigurisht për këtë fajin e kanë te dyjat pozita dhe opozita. Pozita, para se ti adresohet opozitës, duhet të sheh se perse kishte vetem 43 deputet per votim! Ku ishin edhe 20 te tjere?

Derisa nuk adresohet përgjegjesia individuale e deputetëve, grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu.

Kjo lloj indolence e deputeteve është prezente një kohë te gjatë dhe po shkon kah metastazimi, duke e arritur këtë shkallë të amnezisë ndaj nevojave shoqërore dhe intersit publik të atyrë që kanë marrë besimin e votuesve. Eshte koha që deputetet indolent te perballen me përgjegjësinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat