Fillojnë largimet nga AAK: Ky zyrtar braktis partinë e Haradinajt

Aktuale

Fillojnë largimet nga AAK: Ky zyrtar braktis partinë e Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:14
Ramush Haradinaj

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e fundit nga radhët e AAK-së, Kajtaz Gashi, është larguar nga kjo parti.

Lajmin Gashi e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar angazhimi i tij politik do të vazhdojë, por nuk ka bërë të ditur se në cilën parti.

Postimi i plotë i Gashit:

Të nderuar miq;

Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës.

Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite.

Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat