Zëvendëskryeministrja tregon se në cilin rast nuk e mbështesin Qeverinë Hoti

Aktuale

Zëvendëskryeministrja tregon se në cilin rast nuk e mbështesin Qeverinë Hoti

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:44
Albulena Balaj-Halimaj

Anipse ka mbi një muaj që kur kanë filluar përplasjet brenda partnerëve të Qeverisë Hoti, bashkëqeverisja mes tyre pritet të vazhdojë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj thotë se deri më tani kanë bashkëpunim të mirë me kreun e qeverisë, Avdullah Hotin.

Sipas saj, deri në momentin që nuk kanë mospajtime të mëdha do ta mbështesin Qeverinë Hoti.

“Ne deri më tani kemi një bashkëpunim të mirë. Deri në atë moment që nuk kemi ndonjë mospajtim të madh. Në momentin që ne nuk i besojmë partnerit tonë qeverisës, ashtu siç ia kemi dhënë votëbesimin, ashtu edhe do t’ia marrim, pra përmes votës, jo me deklarime”, ka thënë Halimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat