Albulena Haxhiu thotë se dështimi i Projekligjit për Rimëkëmbje dëshmon se Qeveria s’ka vota

Aktuale

Albulena Haxhiu thotë se dështimi i Projekligjit për Rimëkëmbje dëshmon se Qeveria s’ka vota

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:07
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thotë qeveria Hoti është qeveri e pakicës dhe nuk ka as mbështetje popullore, prandaj sipas saj një ekzekutiv i tillë duhet të largohet sa më parë.

Fjalët e saj, Haxhiu thotë se i bazon në seancën e djeshme ku koalicioni qeverisë kishte vetëm 45 vota kur u bë përpjekje për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu.

“Kjo u dëshmua në seancën e djeshme ku projektligji për “rimëkëmbje ekonomike” u votua nga vetëm 45 deputetë. Kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat