Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, ka reaguar përsëri ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, nga gjaku i dëshmorëve është shkruar historia e shenjt e luftës së UÇK-së.
Sipas tij, historinë e UÇK-së dhe luftës nuk mundet që ta shkruaj Hashim Thaçi me bandën e tij.
“Historia dhe pastërtia e luftës së shenjt të UÇK është shkruar nga gjaku i dëshmorëve nga pushka dhe nga plagët e luftëtarëve tanë, historinë tonë nuk do ta shkruajnë banda e Hashim Thaçit me disa profitera tjerë të luftës dhe të pas luftës”, shkruan Naim Miftari.