Ja cili personalitet dorëheqët nga AAK’ja e Haradinajt

Aktuale

Ja cili personalitet dorëheqët nga AAK’ja e Haradinajt

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:57
Ramush Haradinaj

Kajtaz Gashi i cili ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës ka vendosur që të braktis partinë e Ramush Haradinajt.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në ‘facebook’, derisa s’ka treguar arsyet e largimit.

Ai ka falënderuar partinë e Ramush Haradinajt për besimin që ia dhanë në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

“Të nderuar miq; Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës.Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite.Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat