Profesori tregon skenarin për Kosovën pas hyrjes së ushtarëve serbë në Karaçevë dhe punimet pranë manastirit të Deçanit

Aktuale

Profesori tregon skenarin për Kosovën pas hyrjes së ushtarëve serbë në Karaçevë dhe punimet pranë manastirit të Deçanit

Nga: M.H Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:33
Xhandarmëria serbe në Karaçevë

Profesori universitar Milazim Krasniqi përmes një postimi në facebok ka shkruar për hyrjen e xhandarëmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Krasniqi u shpreh që reagimet serbe janë histerike dhe se kjo po paraqet një rrezik për shqiptarët nga ushtria serbe, transmeton “Bota sot”.

Profesori jep një mesazh duke u shprehur, mendët në krye, oj shype! Mos merrni yrysh me hy në skemën e skenarëve të dëmshëm për vendin! Nuk duhet me na u ba kryet asfalt, bre!

Postimi i plotë

MOS PO NA E PI NDOKUSH DUHANIN TINËZ?
Defilimi i xhandarmerisë serbe në Karaqevë dhe fillimi i punimeve të rrugës pranë manastirit të Deçanit, duken si ngjarje provokuese të programuara. Reagimet shqiptare për Karaqevën ishin histerike. Reagimet serbe për Deçanin janë histerike. Nuk duket rastësi që të dyjat po ndodhin para takimit në Uashington. Duket se shqiptarëve po u tregohet rreziku nga ushtria serbe, e bindjen se ata e kuptojnë mesazhin. Serbëve po u tregohet rreziku për manastiret e tyre dhe ata e kuptojnë mesazhin. Por në rastin e shqiptarëve, provokimi në afërsi të manastirit të Deçanit është më i dëmshëm për Kosovën, ngase tashmë në disa qarqe amerikane flitet për “serbët e krishterë”përballë “ekstremisëtev sunitë.” Pra, ndarja e detyrave në provokim, duket se do të dëmtojë më shumë Kosovë se sa Serbinë, pra takimit të Uashingtonit. Në fakt, Serbia u amnestua nga qendrimi i KFOR-it, për hyrjne e xhandarmërisë së saj në Karaqevë.
Nuk dëshiroj të prognozoj për ndonjë konflikt të programuar. Pse? konfliktet e programuara janë nga më të ndyrat, ngase nuk i nisin palët në konflikt, po palët që e dirigjojnë konfliktin. Prandja mesazhi im si njeri i preokupuar me lirinë e këtij vendi është: Mendët në krye, oj shype! Mos merrni yrysh me hy në skemën e skenarëve të dëmshëm për vendin! Nuk duhet me na u ba kryet asfalt, bre! Një rrugë që ka pritë me shekuj, mund të presë edhe me ndonjë javë! Pse rikthehet ky problem bash para takimit të Uashingtonit, si xhoker në dorën e Vuçiqit? Zoti e bëftë hajr! (Siç thoshte Ibrahimi nganjëherë, “do mashkuj po e pinë duhanin tinëz!”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat