Kelmendi: Ja si mund ta ndalim Vuçiqin

Aktuale

Kelmendi: Ja si mund ta ndalim Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të kërkojë në mbledhjen e radhës në Bruksel, që të ndalohen punimet e rrugës tek Manastiri i Deçanit. Ai ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga “punët e paligjshme” që po kryhen në rrugë.

Ndaj tij ka reaguar edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi. Ai ka thënë se iniciativa e Vuçiqit, duhet të parandalohet me metoda të politikbërjes, përmes aktivizimit të mekanizmave të jashtëm dhe miqësisë me SHBA-të, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka theksuar se edhe në bisedimet e ardhshme në Uashington, duhet t’i tregohet palës serbe se Kisha dhe Manastiri i Deçanit, janë mbrojtur dhe kultivuar nga populli shqiptar.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

Iniciativa e Presidentit të Serbisë Vuçiq për të ndalë - apo dislokuar rrugën që e lidhë Deçanin me Plavën duhet parandaluar me metoda të politikbërjes.

Duhet aktivizuar mekanizmat e politikës së jashtme, mekanizmat e miqësisë me SHBA-në, sepse ekziston rreziku që Vuçiq në emër të mbrojtjes fetare dhe kulteve fetare të nxitë, pengojë dhe devijojë rrugën e cila është edhe interes i vet objekteve Fetare.

Edhe shkuarja e delegacioneve në Washington duhet që në tryezë, në temat e takimit të vendosin detalet në mënyrë që të pasqyrohet e vërteta e cila gjithnjë është në anën tonë, duke e kujtuar historinë se Kishën, Manastirin, së pari e kanë mbrojtur dhe kultivuar mu populli shqiptar.

Hapësirat e tokave të kooperativave që në vitet 1945 janë konfiskuar dhe shtetëzuar mu nga pronarët shqiptarë, me prapavijën që pastaj ti dhurohen kishës, ku në vitet 98 / 99 edhe i janë dhuruar, e që fatkeqësisht edhe Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur në favor të Kishës.

Duhet kuptuar se politika serbe në çdo kohë do përdorë çdo mjet edhe gënjeshtrën që e kanë krenari kombëtare për të na sfiduar edhe si shtet edhe si qytetar, duke tentuar të na paraqes se nuk jemi shtet dhe popull që respekton të drejtën e pronës dhe lirisë fetare.

Të gjithë tani, duhet kuptuar dhe duhet vepruar ndërkombëtarisht për këtë çështje, ndërsa në brendi të sillemi me qetësi dhe kulture shtetndërtuese.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat