Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare në Vermicë

Aktuale

Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare në Vermicë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Qyetarët të shumtë edhe në kë të vikend janë parë duke hyrë në Shqipëri.

Mëngjesi i së shtunës në pikën kufitare në Vermicë ka qenë më i ngarkuar por që nuk ka pasur pritje të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dal 13 mijë 275 persona, kurse kanë hyrë 7 mijë e 702.

“Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Vermisë me datë 15.08.2020 janë: totali I kontrolluar I automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa totali i kontrolluar I pasagjerëve në hyrje ka qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, ka bërë të ditur policia e Kosovës

Qytetarët thonë se nuk po presin gjatë. “Do të shkojmë për tri kater dite, pasi e kemi gjete një vend pak sa me te izoluar. Ne kufi nuk pati pritje te mëdha”, tha për rtv 21, Arbënor Pajaziti, një qytetar nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat