Erërat e fuqishme shkaktojnë prishje në rrjetin e energjisë, KEDS ka një apel për qytetarët

Aktuale

Erërat e fuqishme shkaktojnë prishje në rrjetin e energjisë, KEDS ka një apel për qytetarët

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Stuhia e fuqishme që ka kapluar Kosovën ka shkaktuar prishje të mëdha në rrjetet energjetike.

KEDS-i me anë të një komunikate për media, ka bërë të ditur se si rrjedhojë e erërave të fuqishme, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj.

Andaj, në një situatë të tillë KEDS ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe avaritë e mundshme t’i lajmërojnë në numrat e poshtëshënuar.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e kushteve atmosferike dhe erërave të fuqishme që goditën vendin orëve të fundit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të #KEDS, ku zonat më të afektuara janë: #Prishtina, #Gjilani, #Ferizaji.

Ekipet e #KEDS janë mobilizuar menjëherë duke dal në zonat e afektuara ndërsa po bëjnë maksimumin që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

#KEDS ju bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, mos t’i afrohen por t’a njoftojnë menjëherë Qendrën e Thirrjeve në ?0800 791 00 apo të shënojnë në faqen zyrtare të KEDS në Facebook.

Gjithashtu, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të afektuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat