Mustafa në Lipjan, takohet me fermerët

Aktuale

Mustafa në Lipjan, takohet me fermerët

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:28
Mustafa në Lipjan, takohet me fermerët

Edhe sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besiana Mustafa ka vazhduar vizitat e tij në terren për të parë nga afër veprimtaritë e fermerëve.

Këtë herë, Mustafa vizitoi fermerët e komunës së Lipjanit si dhe Parkun e Blinajës.

Në vizitat e tij atje, ai ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Ai u njoftuar me sfidat që po përballen fermerët.

“Mbështetjen përmes subvencioneve e kemi dyfishuar dhe do të jem vazhdimisht afër jush për të ju përkrahur dhe motivuar në avancimin e veprimtarive tuaja bujqësore, gjithnjë duke siguruar që të kemi ushqim cilësor për familjet tona”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, Mustafa ka vizituar parkun dhe vendgjuetinë e Blinajës, një nga vendet e mbrojtura në Kosovë, ku ka shikuar edhe mundësitë për rritjen e investimeve në këtë vend, në mënyrë që ky park të shndërrohet në një atraksion për vizita të ndryshme nga turizmi i organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat