Ja sa duhet të paguani për testin e COVID-19 në laboratorët privatë

Aktuale

Ja sa duhet të paguani për testin e COVID-19 në laboratorët privatë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Çmimet për bërjen e testit, janë në nivel të konkurrueshmërisë, kështu ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi.

Prestreshi në një konferencë për media ka treguar edhe për monitorimin që po u bëhet laboratorëve privatë sa u përket çmimeve.

Ai ka thënë se çmimet serologjike variojnë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa çmimi i testimeve molekulare varion nga 65 deri në 80 euro.

“Sipas analizave çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmërisë, të ndryshme në qytet dhe regjionit. Qytetari është i informuar për çmimet dhe çmimet janë transparente dhe ka variete, qytetari ka mundësi që të bëjë përzgjedhjen sipas preferencave apo buxhetit familjar. Çmimet sociologjike variojnë nga 15 euro deri më 35 euro, ndërsa për molekulare variojnë 65 euro deri në 80 euro. Normalisht, në një ekonomi të tregut, caktimi i çmimit nga ndërmarrjet bazohet në kualitetin e shërbimit, koston e importit të produktit që kanë dhe në këtë mënyrë caktohet çmimi”, deklaroi Prestreshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat