Haradinaj takohet me këshilltarin e kancelares Merkel: U diskutua për vizat dhe dialogun

Aktuale

Haradinaj takohet me këshilltarin e kancelares Merkel: U diskutua për vizat dhe dialogun

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 20:03
Haradinaj takohet me këshilltarin e kancelares Merkel: U diskutua për vizat dhe dialogun

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla, është pritur në një takim zyrtar nga Matthias Lüttenberg – Shef i Departamentit për Evropën Juglindore në Zyrën e Kancelares Gjermane dhe Christiane Hullmann – Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Në takimin e mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ministrja Haradinaj Stublla ka marrë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën, në kohën kur Gjermania kryeson presidencën e Këshillit Evropian.

“Lidershipi i Gjermanisë si aleatja më e madhe e Kosovës në Evropë, veçanërisht tani kur kryeson Presidencën e Këshillit Evropian, është qenësor në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Fitova bindjen se ka sinjale pozitive në drejtim të një epilogu të suksesshëm të këtij procesi.” është shprehur shefja e diplomacisë së Kosovës.

Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë- Serbi, ku ka potencuar se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, është qëndrim unik i Republikës së Kosovës. Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se Kosova beson në rolin vendimtar të Gjermanisë, dhe se rrëshqitja e dialogut në tema teknike është kundërproduktive.

Ai tha se në takim u diskutua  edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku thotë se ka theksuar se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, është qëndrim unik i Republikës së Kosovës.

“Rrëshqitja në dialog me tema teknike, dhe pa kornizë kohore, është kundërproduktive, dhe besojmë fuqishëm që Gjermania do të luaj rolin e saj vendimtar njësoj sikur në kohën kur rrëzoi idetë e rrezikshme të lëvizjes së kufijve në Ballkan”, ka thënë Haradinaj Stublla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat