Hoti para kryetarëve të komunave: Rastet kanë rënë por se kemi mposhtur pandeminë

Aktuale

Hoti para kryetarëve të komunave: Rastet kanë rënë por se kemi mposhtur pandeminë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 11:07

(E plotësuar) - Ka filluar takimi koordinues i Qeverisë së Kosovës me kryetarët e komunave.

Në këtë takim do të flitet për situatën me pandeminë, fillimin e vitit të ri shkollor si dhe mbështetjen financare të Qeverisë për komunat.

Takimi është organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, derisa, i pari i kësaj ministrie, Goran Rakiq që është edhe zëvendëskryeminisër i Kosovës ka folur i pari para të pranishmëve.

Derisa Rakiq foli para kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, atij të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarëve të komunave në gjuhë serbe, të njëjtit vendosi që t’i përshëndet në gjuhën shqipe.

Rakiq në të gjitha paraqitjet e tij publike flet vetëm në gjuhën serbe.

Takimi i Hotit me kryetarët e Komunave (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është duke mbajtur takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet për menaxhimin e situatës me pandeminë, vitin e ri shkollor si dhe ndihmën financiare për komunat e Kosovës.

Hoti tha para kryetarëve të komunave se numri i rasteve që kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit ka shkuar duke rënë, mirëpo, kjo nuk është shenjë se Kosova e ka mposhtur pandeminë.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bie, po ju nuk është shenjë se e kemi futur në kontroll pandeminë, për shkak se numri i rasteve me fatalitet po mbetet mjaft i lartë”, ka thënë kryeministri, derisa, ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Jemi afër viti ttë ri shkollor, ministri ka bërë një punë të mirë sa i përket përvojave të shteteve tjera.

Është bisedu për mbështetje financiare për komunat dhe më pastaj do të fillojmë më diskutimet e juaja duke filluar nga kryetarët e komunave”, tha kryeministri Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat